Burri që vrau gruan me thikë në Durrës vuante nga skizofrenia

schedule12:50 - 27 Korrik, 2019

schedule 12:50 - 27 Korrik, 2019

Disa ditë pas ngjarjes së rëndë në Durrës ku burri vrau me thikë gruan dhe më pas u mbyt në det kanë dalë edhe rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore. Sipas mjekëve Ardian Kuka vuante nga skizofrenia dhe me vullnetin e tij ka pirë uji në det deri sa është mbytur.

Ardian Kuka i cili vrau bashkëshorten e tij pak ditë më parë dhe që u gjet i mbytur pak orë pas ngjarjes, vuante nga skizofrenia.

Ky është rezulati i ekspertizës mjeko ligjore.

Sipas mjekëve autori i ngjarjes në gjendje të rënduar psikologjike dhe mendore pas krimit të kryer është mbytur me vullnetin e tij në det.

Fillimisht ai ka pirë ujë derisa ka humbur ndjenjat dhe për pasojë është mbytur. Dallgët e kanë nxjerrë në breg të detit në plazhin e sektorit Rinia. Vrasja ndodhi më 19 korrik, ndërsa një ditë më pas Ardian Kuka u gjet i mbytur. Ngjarja e rëndë erdhi pas një konflikti mes bashkëshortëve, prindër të një fëmije.

Shkak për krimin dyshohet të jetë bërë xhelozia e burrit, pasi gruaja së fundmi kishte filluar punë në një çerdhe publike. /ABC News Albania 24/7