“Burri më i pandershëm që njoh”, Petkov akuzon Borisov për bllokimin e negociatave: Po bën lojë të dyfishtë

schedule12:16 - 23 Qershor, 2022

schedule 12:16 - 23 Qershor, 2022

Kryeministri bullgar, Kilir Petkov me sa duket i ka shuar shpresat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për sa i përket rrugës drejt integrimit.

Petkov deklaroi nga Brukseli se nuk kishte asnjë shans që Bullgaria të hiqte veton ndaj Maqedonisë së Veriut gjatë këtij samiti të BE-së, por la të kuptohet se një zgjidhje mund të jetë e afërt në ditët në vijim.

Ai ka akuzuar drejtpërdrejt Bojko Borisov si përgjegjës që po pengon rrugën e integrimit të Ballkanit Perëndimor.

“Ish-kryeministri bullgar, Bojko Borisov, “është personi më i pandershëm që njoh, në mëngjes thotë se dëshiron të mbështesë hyrjen e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, duke marrë një vendim të rëndësishëm dhe pasdite bllokon punën. Kjo lojë e dyfishtë, duke thënë një gjë dhe duke bërë një gjë tjetër, ishte normale vitet e fundit kur Borisov ishte kryeministër edhe nëse e kemi harruar në gjashtë muajt e fundit. Nuk do të ndryshojë kurrë”, deklaroi Petkov.

Vetoja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut deri tani ka penguar integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në familjen evropiane. /Abcnews.al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!