Në një bisedë për ABC e Mëngjesit, Afërdita Ajasllari, e njohur si zonja Ditvan për shkak të pasionit të saj për të koleksionuar fustane e kukulla, rrëfeu historinë e trishtë të jetës së saj.
Ajo tha se u detyrua të emigrojë në kohën e eksodit për t’u bashkuar me bashkëshortin e saj, por jeta nuk i dhuroi atë që ajo kishte ëndërruar.
Pas një kalvari të gjatë vuajtjesh, ajo thotë se jetoi më bashkëshortin e saj, sot të ndarë, për 6 vjet e gjysmë. Ndwrsa si pasojw e dhunws sw tij, ka humbur dy shtatzani.
“Ai më qëlloi mua me sëpatë dhe iku. Ishte pijanec, luante bixhoz, ishte sadist, i kishte të gjitha. Më pas u riktheva në Shqipëri, bëra ndarjen dhe me një pasaportë ilegale erdha në Holandë, ku fati e njohur me bashkëshortin e saj të dytë. Ai ishte racist, i urrente azilantët. Një javë e gjysmë para se të vdiste me kërkoi falje për 23 vitet e kaluara bashkë që nuk diti të më trajtonte” – tha ajo ndërsa shtoi se ish bashkëshorti i parë e ka përndjekur për vite me radhë./abcnews.al