Burri mbolli 1.2 milionë luledielli për të surprizuar gruan në 50-vjetorin e martesës

schedule16:20 - 31 Korrik, 2023

schedule 16:20 - 31 Korrik, 2023

Një fermer përgatitit një surprizë të veçantë për gruan e tij në 50-vjetorin e martesës së tyre.

Lee Wilson, nga Kansas, SHBA, vendosi të mbjellë 1.2 milionë luledielli si dhuratë për bashkëshorten e tij në një fushë prej 80 hektarësh.

Ideja lindi nga dëshira e Lee për të treguar dashurinë e tij për gruan e tij Renee në një mënyrë të jashtëzakonshme. Së bashku me ndihmën e djalit të tyre, ai mbolli me përpikëri farat e lulediellit në fshehtësi gjatë muajit maj.

Kur erdhi dita e përvjetorit të tyre të artë, Lee i dhuroi gruas së tij dhuratën e dashur. Plot gëzim Renee tha në një intervistë për ABC Kake se “ai më bëri të ndihem shumë e veçantë. Nuk mund të ishte një dhuratë më e përsosur përvjetori se një fushë me luledielli”.

Çifti u njohën në shkollën e mesme kur ishin 16 vjeç dhe që atëherë janë bashkë.

Shumë vizitorë shkuan në vendin piktoresk për të parë bukurinë e luleve mahnitëse.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!