Burri kapet se rrahu gruan, bashkëshortes i gjendet një armë pa leje

schedule10:04 - 9 Tetor, 2019

schedule 10:04 - 9 Tetor, 2019

Policia ka arrestuar një burrë gjatë mbrëmjes së djeshme, i cili akuzohet për dhunë në familje. Policia ka shkuar në shtëpinë e çiftit duke e gjetur burrin duke ushtruar dhunë, ndërkohë që është përballur me një surprizë.

Gjatë kontrollit në banesë, policia ka gjetur edhe një armë që i përkiste bashkëshortes së dhunuar.

Kjo ka bërë që policia të arrestojë bashkëshortin për dhunë në familje si edhje bashkëshorten për armëmbjatje pa leje.

Arma e kapur

Njoftimi i policisë
Dhunon fizikisht bashkëjetuesen, arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6.

Në pranga dhe shtetasja e lënduar, për armëmbajtje pa leje.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasin R. H., pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, shtetases A. K., 37 vjeçe.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë për “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe shtetasja e lënduar A. K. Gjatë kontrollit të ushtruar, kësaj shtetaseje iu gjet në sahatin e ujit të pallatit ku banonte një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!