Pamjet tronditëse të një personi në flakë para Shtëpisë së Bardhë në Uashington po bëjnë xhiron e botës. Ngjarja ndodhi dje ne parkun para selisë presidenciale amerikane.
Pamjet e burrit që ecte i mbuluar nga flakët kanë krijuar panik tek njerëzit në zonë, duke pasur parasysh afërsinë me Shtëpinë e Bardhë dhe faktin që ky park frekuentohet nga qindra turistë.
Ndërhyrja e menjëhershme e forcave të policisë mundësoi shuarjen e flakëve. Me pas ai u dërgua në spital me plagë në trup nga djegia. Ende nuk dihen arsyet që e detyruan këtë person të ndërmerrte këtë akt para Shtëpisë së Bardhë./ABC News Albania 24/7