Burri i tezes e dhunonte vazhdimisht, vdes 14-vjeçarja në muajin e gjashtë të shtatzënisë

schedule14:08 - 15 Tetor, 2020

schedule 14:08 - 15 Tetor, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pakistan. Një vajzë 14-vjeçare vdiq gjatë abortit të detyrueshëm në muajin e gjashtë të shtatzënisë pasi u dhunua disa herë nga burri i tezes.

Sipas Daily Mail, Uzma kishte filluar të jetonte me tezen dhe bashkëshortin e saj në qytetin Okara të Pakistanit pasi prindërit iu ndanë.

Ajo u dhunua disa herë nga daja, gjë që ndikoi edhe në shtatzëninë e viktimës. Kur burri i tezes, Ghulam Anwar, dhe bashkëshortja e tij, Sajida Bibi, mësuan për shtatzëninë e vajzës, e detyruan atë që të abortonte.

Vajza ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe vdiq në spital pas ndërlikimeve që pësoi gjatë operacionit. Aborti në muajin e gjashtë të shtatzënisë në Pakistan lejohet vetëm në rastet kur duhet të shpëtohet jeta e gruas.

Ndërkohë pas vdekjes së vajzës, babai i saj e dorëzoi një ankesë në polici, e cila i arrestoi dy personat e dyshuar. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!