Menaxheri dhe burri i këngëtares Aida Doçi, Naser Qeli, në orët e vona të së shtunës ka thyer dyert e “Express” dhe është futur brenda redaksisë, raporton gazeta. Ai për shkak të një teksti ku Gazeta Express ka raportuar për ish-gruan e tij, ka kërcënuar gazetarët me vrasje.
Naser Qeli pavarësisht insistimit të gazetarëve për t’u qetësuar, ka refuzuar dhe ka kërcënuar në vazhdimësi. Madje ka përmendur edhe armën e zjarrit. Gazeta Express ka njoftuar edhe Policinë e Kosovës në lidhje me rastin. /Abcnews.al