Burri i humbi jetën vetë, pësoi djegie në 75% të trupit, gruaja nga Gjirokastra në gjendje kritike

schedule11:00 - 4 Gusht, 2021

schedule 11:00 - 4 Gusht, 2021

Teksa sot u përcoll në banesën e fundit 64-vjeçari Andrea Haxhiaj, i cili humbi jetën nga zjarri i rënë në Gjirokastër, mësohet se edhe bashkëshortja e tij është në gjendje kritike për jetën.

Gazetarja e ABC, Ema Shazivari raporton se T.Haxhiaj e moshës 57-vjeç është paraqitur në Urgjencë në gjendje të rëndë, me djegie nga zjarri rreth 75%, grada III, prognozë e rezervuar.

Mësohet se pacientja po trajtohet me mjekim intensiv në Reanimacionin e Shërbimit të Djegie-Plastikës, por gjendja e saj është e rëndë.

Kujtojmë se 64-vjeçari Andrea Haxhiaj po përpiqej të shuante flakët e rëna pranë banesës së tij në fshatin “Asim Zeneli” në Gjirokastër, por është asfiksuar dhe më pas djegur nga zjarri. Gruaja e tij ka tentuar ta ndihmojë por fatkeqësisht edhe ajo ka pësuar djegie të rënda. Së fundmi në Gjirokastër situata me zjarri u normalizua por raportohet se ka një rindezje të një vatre zjarri.e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!