Një burrë nga Australia është vlerësuar si një hero pasi gjuajti me grushte një peshkaqen që sulmoi bashkëshorten e tij. Mark Rapley dhe gruaja e tij Chantelle Doyle ndodheshin në plazhin afër Port Macquarie të Uellsit të Ri Jugor, kur peshkaqeni deri në tre metra sulmoi Doyle-n.
Sipas policisë, Rapley filloi të gjuante me grushte peshkaqenin derisa ai lëshoi të shoqen që mori plagë të rënda në këmbë. Ai arriti ta ndihmojë më pas 35-vjeçaren të dalë në breg, e cila u dërgua në spital për t’ju nënshtruar operacionit, shkruan abcnews.al.
“Nuk më pëlqen ky titull (hero), por do të doja që të përfshihej tek ata që kanë bërë një punë të shkëlqyer për ta shpëtuar atë të gjallë – dhe ajo është gjallë”, tha Rapley, duke shtuar se e shoqja ndodhet në gjendje të mirë:”Ajo është në një gjendje mjaft të mirë, ende e fortë por i duhet një rrugë e gjatë për shërim.” /abcnews.al/