Burri e dhunonte rëndë, gruaja në Belsh qëllon me kallshnikov

schedule16:41 - 22 Gusht, 2018

schedule 16:41 - 22 Gusht, 2018

Një grua i është përgjigjur me kallshnikov dhunës së burrit. Por policia i arrestoi të dy. Ata janë çifti Mylazim Abazi 58 vjeç dhe Adelina Abazai 54 vjeçe. Gruaja në dëshminë e saj tha se rrihej dhe dhunohej nga i shoqi dhe për këtë arsye mori kallshnikovin dhe qëlloi në ajer afër shtëpisë. Banorët në Seferen të Belshit i thanë ABC News se burri sapo ishte kthyer nga emigracioni në Itali dhe çifti ishin shume agresiv me njëri-tjetrin. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës armën e zjarrit me një krehër me 18 fishekë, si dhe 2 gëzhoja të qitura. Çifti është arrestuar në flagrancë dhe ndaj tyre është ngritur akuza e “Dhunës në familje”, “Armëmbajtjes pa leje” dhe “Kanosjes”./abcnews.al