Një burrë nga Jersey, i cili jeton në Filipine, ka mbledhur më shumë se 5,000 paund për të ndihmuar personat e prekur nga tajfuni Rai. Tajfuni Rai goditi ishujt juglindorë të Filipineve më 16 dhjetor me shpejtësi erë rreth 195 km/h, shkruan BBC
Të paktën 375 persona humbën jetën dhe shumë prej tyre kanë mbetur pa strehë. Max Nicolas tha: “Unë thjesht dua të bëj pjesën time dhe t’i ndihmoj njerëzit e ishullit të kenë një vend ku të qëndrojnë.”
Ai krijoi një faqe GoFundMe për të mbledhur para për të ndihmuar banorët që të kishin ushqim, ujë dhe një strehë. Nicolas, i cili u transferua në Filipine në vitin 2016, tha se bujaria e banorëve të Jersey-t do të ndihmonte për ti siguruar banorëve ushqim dhe strehim për të prekurit.
Nicolas tha se do të ndihmonte në ndërtimin e strehimoreve dhe do të punonte me organizata joqeveritare për të ndihmuar personat e prekur në ishull.
/abcnews.al