Burri apo fëmijët i stresojnë më shumë gratë? Ky studim i tregon të gjitha

12:12 | 31/01/202012:120

Stresi është bërë më i zakonshëm tani se kurrë më parë; sidomos për gratë. Punët dhe shtëpia mund të ndikojnë në shëndetin e tyre. Madje, edhe nëse ato kanë një sistem mbështetës, sërish gjithçka ndikon dhe rëndon negativisht tek to.

Një studim i ri ka treguar që shumë gra mendojnë se burrat shtojnë më shumë stres në jetën e tyre të përditshme sesa fëmijët. Sondazhi, i kryer në shtatë mijë gra nga Today, zbuloi se mesatarisht, gratë vlerësuan nivelin e tyre të stresit deri në 8.5 nga 10. Dhe 46% e tyre thanë se burrat, më shumë se fëmijët e tyre, ishin fajtorë në shtimin e nivelit të stresit.

 

Sipas sondazhit, shumë të anketuar mendojnë se burrat janë një fëmijë i madh dhe jo një partner i barabartë me të cilin mund të ndajnë ngarkesën e tyre të punës.

Shumë gra gjithashtu mendojnë se stresi që ato përjetojnë është shumë i ndryshëm nga ‘stresi i babit ’. Kjo i ndalon ato që ta shohin njëri-tjetrin në sy dhe të mendojnë se duhet punuar në ekip, veçanërisht kur në mes ka fëmijë. Kjo sigurisht, shton shqetësimin e tyre. Shumica e grave mendojnë se pjesa më e madhe e përgjegjësisë, përkundrejt prindërimit, bie mbi to çdo ditë, duke i lënë atyre pak kohë për të përfunduar të gjitha punët.

Ndërsa është gjithashtu e vërtetë që më shumë burra janë duke marrë role aktive në shtëpi, në mënyrë që të mund të ngrihen në këtë rast dhe të ndihmojnë partneren e tyre. Sidoqoftë, një studim tjetër zbuloi se tek një mijë e 500 baballarë të pyetur, shumë mendojnë se po ndihmojnë dhe kontribuojnë më shumë në rritjen e fëmijëve, por ata thjesht i bëjnë gjërat sipas mënyrës së tyre pa pasur nevojë për të marrë kredite vlerësimi./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono