Burreli ka marrë vendin e parë, pasi ka treguar forcën kundër Korabit duke fituar me rezultatin 3-0. Matjanët kishin një hero në fushë, sulmuesin Toma që shënoi që në minutën e pesat. Ai realizoi edhe në fundin e pjesës së parë dhe fillimin e të dytës, duke vulosur fatet e kësaj sfide që pritej me interes.
Rikthehet te fitorja edhe Besëlidhja, që kaloi me sukses Erzenin. Arsen Hajdari shënoi golin trepikësh për lezhjanët. Sot ka festuar fitoren e parë edhe Vora, që ia doli të triumfonte me Orikun. Gjinollari realizoi golin e vetëm të kësaj përballjeje.
Lushnja befasohet në shtëpi, pasi u mund nga Pogradeci me rezultatin 0-3. Liqenorët morën fitoren e dytë radhazi, teksa shënuan në fundin e pjesës së parë me Dragoin dhe Licckollarin. Në fund gjeti rrugën e rrjetës edhe Topllari. Tomori ishte shumë pranë fitores me Turbinën. Beratasit kaluan në avantazh me sulmuesin Mikel Canka, por cërrikasit barazuan nw fund me Zaimin. /abcnews.al
Kategoria e Parë – Java 6
E mërkurë, më 9 dhjetor, ora 13:30
GRUPI A
Besëlidhja-Erzeni 1-0
Shënues: Hajdari 62’
Burreli-Korabi 3-0
Shënues: Toma 5’, 41’, 51’
Vora-Oriku 1-0
Shënues: Gjinollari 14’
GRUPI B
Tomori-Turbina 1-1
Shënues: Canka 75’ / Zaimi 89’
Lushnja-Pogradeci 0-3
Shënues: Dragoi 45’, Licckollari 45+2’ (pen.), Topllari 90’