Policia e Burresit ka arrestuar një 35-vjeçar pasi i mbrëmjen e djeshme plagosi për motive të dobëta 60-vjeçarin, A.GJ, i cili ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:10 në fshatin Baz të Burrelit. Autori u kap pasi ishte larguar nga vendngjarja. Në cilësinë e provës materiale, forcat policore sekuestruan një armë zjarri “çifte”.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Matit për vijimin e hetimeve. /ABC News Albania 24/7