Burrel, Klos digjet gjithë baza materiale/ Kukës, i vihet flaka hyrjes së shkollës

schedule12:43 - 19 Qershor, 2019

schedule 12:43 - 19 Qershor, 2019

Në Burrel punonjës të policisë bashkiake dhe militantë të Partisë Demokratike hynë me forcë brenda KZAZ-së nr. 16.

E gjithë baza materiale u nxor përjashta dhe u dogj në zjarr. Simpatizantët e opozitës arritën ta finalizojnë sulmin e tyre, pas dy orë përplasje me policinë e rendit, e cila përdori dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e njerëzve.

Situata ka qenë mjaft e tensionuar, ka pasur policë dhe protestues të lënduar. Në mbështetje të forcave të rendit shkuan dhe  efektive të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët nisën shoqërimet.

Megjithatë simpatizantët janë të shumtë në numër dhe agresiv. Më pas ata bllokuan rrugën dhe u nisen për në KZAZ e Klosit.

Në Kukës mësohet se simpatizantët e opozitës i kanë vënë flakën hyrjes së gjimnazit të qytetit në KZAZ nr.11. Ka patur përplasje të fortë me policinë, e cila herë pas here ka përdorur gazin lotsjellës.

Një kamion i bashkisë është afruar në derën KZAZ, në përpjekje për të hapur forcërisht derën.

Në Klos simpatizantët e PD u futën në ambientet e KZAZ nr. 17 dhe dogjën materialet zgjedhore të kësaj KZAZ-je./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!