“Burrat s’duhet të bëjnë seks për një muaj”. Sa e shëndetshme është sfida “No Nut November”?

schedule20:01 - 1 Nëntor, 2022

schedule 20:01 - 1 Nëntor, 2022

“No Nut November” është një sfidë mujore ku njerëzit heqin dorë nga seksi dhe masturbimi. Kjo sfidë ka për qëllim që njerëzit të praktikojnë vetëkontroll. Sfida u krijua fillimisht për burrat – por kjo nuk do të thotë se gratë nuk mund të marrin pjesë. Origjina e kësaj sfide ka filluar nga viti 2021.

Si fillim, nisi nga forumet e Reddit por vetëm në 2017 fitoi popullaritet në platformat e tjera. Ndërsa njerëzit që marrin pjesë në “No Nut November” e përshkruajnë atë si të mirë për mirëqenien fizike dhe mendore, sipas urologes Dr. Rena Malik nuk ka prova të forta për ta mbështetur këtë.

Malik tha se kur masturboni dhe arrini orgazëm, truri juaj lëshon kimikate si oksitocina dhe dopamina, të cilat ju bëjnë të ndiheni të lumtur dhe të relaksuar. Shumica e pjesëmarrësve në një studim të 2019, si burra ashtu edhe gra, raportuan se kishin gjumë më cilësor kur kishin orgazëm para gjumit.

Një arsye tjetër që burrat nuk duhet të marrin pjesë në “No Nut November”, është se ejakulimi mund të zvogëlojë rrezikun nga kanceri i prostatës. Një studim tregoi se burrat që raportuan se ejakulonin më shumë se 21 herë në muaj kishin më pak gjasa të diagnostikoheshin me kancer të prostatës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!