Këtë të premte në Abc e Pasdites me Ermal Peçin ishin të ftuar Lindita Pano, Zhaklina Gjolla dhe Princ Mile, të cilët biseduan pikërisht për gënjeshtrën. Linda nënvizoi se nuk është mirë të gënjesh, më mirë të heshtësh se sa të gënjesh. Ajo tha gjithashtu se njeh më shumë meshkuj që gënjejnë se sa femra, dhe kjo sipas saj ndodh edhe kur nuk përfitojnë diçka. Ermali e pyet se si vepron kur e kupton që personi përball po e gënjen.
“Unë mendoj që gënjeshtarët patologjikë për të cilët ne po flasim janë shumë mjeshtra për ta kthyer situatën në favor të tyre. Një situatë të ngjashme para dy orësh, kur e ke provuar që nuk zgjidh dot gjë është më mirë të heshtësh”, tha Linda.
Ajo shtoi më tej se mund t’ia thotë një mikeshe apo miku të ngushtë kur zbulon se dikush po e gënjen.
“Po kemi pasur raste të tilla. Për momentin mendoi që kemi humbur për ndoshta 2-3 vjet marrëdhënien, po pastaj është kthyer prapë dhe e ka vlerësuar shumë. Nuk i pëlqen njeriut të dëgjoj të vërtetën, të lëndon, por pastaj thua unë do doja që dikush ta kishte bërë me mua këtë që ne bëmë”, tregoi Linda.
Të njëjtën gjë tha edhe Princi që me mikun shkohet në “luftë” duke thënë të vërtetën.
“Nuk e pashë telefonin”, është një nga gënjeshtrat që përdorin çiftet?
“Po këtë e përdorin pak të gjithë. Kur ke një kohë të gjatë në një lidhje që kur të bie telefoni dhe e di për çfarë po të telefon… nëse ndodh në fillimet e lidhjes është diçka që mund të sjellë pasoja. Kjo është e dëmshme”, tha Princi.
Nga ana tjetër Zhaklina nënvizoi se në Shqipëri ka një kuriozitet të madh për jetën personale dhe një nga gënjeshtrat më të mëdha është pjesa e rrogës.
“Ne shqiptarët pyesin shumë: çfarë ke bërë më të dashurën? Kur do bëni fëmijë? Kur do ngelesh shtatzënë? Sa e ke rrogën? Kur ke filluar punë? Çfarë bën mami yt? Ka njerëz që distancohen, duke mos ndarë asgjë, të gënjejnë ose të thonë të vërtetën”./abcnews.al