Burrat e këtyre 3 shenjave nuk i trajtojnë mirë vajzat

schedule23:44 - 18 Tetor, 2022

schedule 23:44 - 18 Tetor, 2022

Zbuloni tre meshkujt që duhen mbajtur larg pasi sillen keq me femrat dhe ju shkaktojnë dhimbje.

Dashi. Meshkujt e kësaj shenje janë shumë të dhënë pas lirisë dhe kanë disa zakone që nuk do i ndryshojnë për asnjë arsye në botë. Ata nuk marrin as iniciativa dhe presin gjithmonë nga të tjerët. Me pak fjalë ata nuk do bëjnë asnjë përpjekje për t’i çuar gjërat përpara. Kritikat e dashëve janë të njëpasnjëshme dhe përherë e bëjnë partneren të kuptojë se për gjënë më të vogël mund të largohen përgjithmonë. Nëse keni pranë një partner të tillë më mirë largohuni dhe gjeni një person që t’iu trajtojë siç e meritoni.

Demi. Nëse mundoheni të bëni planet e një mashkulli të kësaj shenje apo do doni të ndryshoni programin që ai ka në kokë, do keni shumë probleme. Ata mund t’iu thonë gjëra që as nuk i keni menduar dhe do trishtoheni. Marrëdhënia me ta në raste të tilla bëhet e vështirë. Karakteri i tij është i tillë që futet edhe në çështje që nuk i takojnë dhe prishin punë. Më mirë mbajini larg.

Gaforrja. Meshkujt e kësaj shenje janë lunatikë dhe kanë idenë e tyre për marrëdhënien në çift. Kjo do të thotë se ata do bëjnë gjërat që duan ata dhe jo ato që preferoni ju. Në mëngjes për shembull mund t’iu dërgojnë një mesazh të ëmbël, por gjatë gjithë ditës mund të zhduken. Argëtimi për ta është thelbësor dhe për këtë gjë mund ta lënë edhe partneren të presë. Me pak fjalë gaforret janë indiferentë, ndërkohë që ju meritoni shumë më shumë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!