“Burka e Medeas” është shfaqja që aktorja e njohur, Marsela Lena do të rivendos në skenë në Teatrin e Metropolit. Shfaqja e shkruar nga Andreas Flourakis do të jepet më datën 3 tetor fillimisht për tre ditë me radhë në gjuhën greke, më pas më datat 4, 5 dhe 6 tetor në gjuhën shqipe.
E ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Marsela ka treguar detaje jo vetëm nga “Burka e Medeas”, por dhe nga rikthimi i saj në Shqipëri pas 10 vitesh.
Ajo ka theksuar se ndihet shumë e pasur pasi ka dy identitete.
“Unë kam ardhur këtu me një ftesë nga Teatri i Metropolit dhe falenderoj Armela Demën që ma bëri ftesën. Jam rikthyer me pjesën e Medeas.
Jeta ime ndahet në cikle, u largova nga atdheu ime, u riktheva dhe u largova. Unë jam më e pasura, sepse është gjë e bukur kur ti ruan dy idetitete. Unë origjinën e kam nga Leskoviku.
Vepra do të vihen në skenë më datën 3 dhe do të jetë fillimisht në gjuhën greke. Rikthimi im pas 10 vjetësh është fat. Ne kemi vendosur që tre shfaqje do t’i japim në gjuhën greke për greqishtfolësit, dhe për këtë kemi bashkëpunuar me Ambasadën Greke.
Ndërsa më datën 4, 5 dhe 6 tetor do të jetë në gjuhën shqipe. Kjo vepër është vënë para shumë vitesh nga Ema Andrea dhe në skenë ka qene Eriona Kakeli”, u shpreh aktorja./abcnews.al