Burime socialiste për ABC News: Dorëheqja e Nikollës, e palajmëruar. Cilësohet “surprizë”

schedule22:51 - 26 Korrik, 2024

schedule 22:51 - 26 Korrik, 2024

Dorëheqja e Lindita Nikollës nga posti i kryetares sa Kuvendit duket ka zënë në befasi edhe kolegët e saj socialistë. Burime për ABC News thanë se dorëheqja është konsideruar surprizë edhe në radhët e tyre, pasi nuk ka qenë e lajmëruar më parë.

Nikolla dha dorëheqjen në seancën maratonë të kësaj të premteje që shënon fundin e sesionit parlamentar, ndërsa për të fundin e rrugëtimit trevjecar në krye të kuvendit.

LEXO EDHE: Lindita Nikolla jep dorëheqjen nga posti i Kryetares së Parlamentit, zbulon arsyen

“Këtu, sot, mbyllet shërbimi im trevjeçar në krye të Kuvendit, si rezultat i një situate personale shëndetësore, e cila ma bën të pamundur ta kryej detyrën e lartë të funksionarit të dytë të shtetit me angazhimin kërkues që kjo detyrë kërkon.

Jam përpjekur të jap më të mirën time çdo ditë, për të siguruar mbarëvajtjen e punës së këtij parlamenti. Pa i hyrë në hak askujt në këtë sallë”, tha ndër të tjera ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!