Burime: Shkarkohet kreu i ARRSH dhe OST, reagon PD

schedule15:02 - 22 Janar, 2019

schedule 15:02 - 22 Janar, 2019

Ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku merr detyrën me “dorë të hekurt”. Burime bëjnë me dije se zëvendësuesja e Damian Gjiknurit ka shkarkuar jo një, por dy drejtorë. Bëhet fjalë për kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro, i cili sipas informacioneve jo zyrtare është shkarkuar, për të emëruar në vend të tij ish-ministren për sipërmarrjen Sonila Qato. Sipas të njëjtave burime, i shkarkuar është edhe Afrim Bakaj, drejtor i portit të Durrësit, në vend të së cilit është emëruar Agron Tare.

Këto ndryshime vijnë pas dorëheqjes së Drejtorit të Operatorit të sistemit të Transmetimit, Klodian Gradeci një ditë më parë, i zëvendësuar me propozim të ministres Balluku nga ish kreu i Inspetoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor, Skerdi Drenova.

Për Partinë Demokratike, kjo fushatë shkarkimesh është pikërisht tregues i kalbëzimit nga korrupsioni i qeverisë që ndërron hajdutet e vjetër me hajdutë të rinj. Burgun i tregon selia blu drejtorit të rrugëve, Afrim Qendro, atij të OST-së Klodia Gradeci dhe drejtorin e portit Durrës Afrim Bakaj, pasi tenderi për Unazën e Madhe, arsye që sipas demokratëve po ndodhin këto shkarkime, u mbrojt nga vetë Kryeministri Rama, pavarësëisht denoncimeve të Partisë Demokratike për abuzimin me fondet e shtetit përmes tenderit korruptiv me fitues të paracaktuar. Tenderi i Unazës së Madhe duhet të anulohet sipas demokratëve, të cilët mos hetimin e Gjiknurit, Ahmetajt dhe vetë Edi Ramës e shohin si drejtësi të paplotë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!