Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Burim Kukeli merr drejtimin e skuadrës zviceriane

schedule14:30 - 21 Korrik, 2023

schedule 14:30 - 21 Korrik, 2023

Pas një sezoni si trajner i Grasshoper U21, Burim Kukeli ka marrë drejtimin e skuadrës së parë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi nga Cyrihu.

“Grasshopper Club Zurich ka kënaqësinë të konfirmojë se Burim Kukeli nga U21 do të jetë trajneri i ekipit të parë. Asistenti i mëparshëm, Sero Noka, merr postin e trajnerit të GC U21”, shkruhet faqen zyrtare në Twitter.

Ish-mesfushori i Kombëtares Shqiptare do të jetë trajneri i Amir Abrashit, i cili mban shiritin e kapitenit.

Vendin e tij te Grasshopper U21 e merr një tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për Sero Nokën, i cili ka qenë ndihmës i tij te Grasshopper U21./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!