Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Burgu nuk ndikon në imazhin e tij, Ronaldinho ende burim parash

schedule11:59 - 6 Shkurt, 2021

schedule 11:59 - 6 Shkurt, 2021

Legjenda e Brazilit, Ronaldinho, duket se i ka lënë pas krahëve ditët e vështira të burgut. Kujtojmë që ish-sulmuesi i Barcelonës e Milanit u arrestua në Paraguaj së bashku me vëllain e tij për shkak se ata kishin falsifikuar pasaportat. Vëllezërit u detyruan të paguanin rreth 160 mijë euro për ta mbyllur çështjen e për t’iu kthyer normalitetit.

Përpos gjithë këtyre telasheve, braziliani është rikthyer të fitojë para menjëherë pas daljes nga burgu. Sipas raportimit të “El Pais”, 40-vjeçari duhet të falenderojë përsëri imazhin e tij. Falë reklamave apo sponsorëve të ndryshëm ai ka fituar gjatë kësaj kohe plot 700 mijë euro.

 

Ronaldinho kur u arrestua

Gjithashtu, mësohet se në planet e së ardhmes është edhe një film për jetën e tij. Ende nuk ka asnjë të dhënë zyrtare se kur do të nisin xhirimet, por rëndësi ka që Ronaldinho ka rilindur sërish pas asaj periudhe të vështirë në jetën e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!