Burgosja e Salianjit/ Gjekmarkaj: Djegia e karrigeve të Kuvendit, reagim simbolik. Minxhozi: Dogjët votat tuaja

schedule20:31 - 1 Tetor, 2024

schedule 20:31 - 1 Tetor, 2024

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj thotë se reagimi i kësaj force politike për burgosjen e Ervin Salianjit, duke djegur karriget e Kuvendit, ishte simbolik dhe spontant.

Në emisionin “Real Story”, Gjekmarkaj u shpreh se këto veprime nuk ishin të organizuara, teksa shtoi se nuk ka qenë qëllimi i deputetëve për të djegur institucionet.

Ndërsa analisti Skënder Minxhozi iu drejtua Gjekmarkajt, duke i thënë se djegia e karrigeve, është edhe djegie e votave të demokratëve.

Agron Gjekmarkaj: Vendimin e gjykatës, ai që e pësoi në kurriz, unë nuk e di pse është dënuar Ervin Salianji. Për një çështje interpetmi fjale, kallëzim publik i rremë. Ai e ka pranuar vendimin, shkoi. Ndërsa reagimi politik i PD, është reagim simbolik, nuk ka rrezukuar parlamentin. Nuk ka pasur rrezik në Parlament. Nuk ka pasur asnjë qëllim për t’i vënë flakën parlamentin. Ka qenë diçka spontante dhe e paorganizuar. Nuk më duket se shënjestra ishte zonja Spiropali, për të goditur kokën e saj. Ato që gjuajti zoti Bardhi ishin në qoshe të sallës, jo për të lënduar ndonjë koleg. Nuk kam djegur asnjë karrige. Nuk kemi djegur institucionet, ka qenë reagim spontant.

Skënder Minxhozi: Ky vend e ka filluar pluralizmin politik në ditën 1, virtualisht, duke futur në burg kryetarin e opozitës. Jo një zyrtar të opozitës, jo një zëdhënës të tij, por kryetarin e opozitës. Në momentin që kryetari i opozitës u dënua me 4 vite burg, dhe jo në shtëpi, por në malet e Tepelenës, ai ishte fitues politikisht në Shqipëri. Mund të kishte marrë turmat, të kishte djegur të gjithë karriget e parlamentit, popullata ishte më e ndezur. Shkoi dhe bëri burgun, e quajti burg politik. Kur doli në 1997, ka marrë pafajësi për dënimin. Gjykata ishte ajo që kishte parashikuar presidenti i shtetit në atë kohë, Sali Berisha. Duhet t’u rrimë letrave Agron. I mbahem idesë, që si në rastin e burgosjes, si në rastin e pafajësisë, ne duhet t’i rrimë faktit që kur gjykata flet, të tjerët heshtin. Në 2024, ju nuk e keni këtë kriter. Në atë kohë aq të turbullt dhe kaq jo stabël, të tjerë e kanë pasur dhe shumë mirë që e kanë pasur. Të dy i paragjykojnë si dënimet, si pafajësitë e asaj kohe. Unë pyes vetëm kaq, një proces me dy shkallë, me 50 seanca gjyqësore, ku dy shkallë të gjyqësorit, kanë konkluduar në këto dënime, pse me deputetin duhet ta çosh 1 vit në burg? Jo të djegim karriget dhe institucionet. Keni djegur votat tuaja, çdo karrige simbolizon vota./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!