Mungesa e infrastrukturës në burgje, ka bërë që Drejtoria e Prëgjithshme e Institucioneve të vuajtjes së dnëimit, të mos mundësojë pajisjen me kompjuter, të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Kjo u bë e ditur në seancën gjyqësore të së enjtes, ku Ilir Beqja nuk kishte mundur që të lexojë fashikujt hetimor brenda qelisë.
Gjatë kësaj seacna, ish ministri Beqaj, iu drejtua SPAK, duke e krahasur procesin e tij të gjyqit si gjyqet e periudhës komuniste. Në procese të mëparshme Ilir Beqaj është ankuar vazhdimisht se procesi gjyqsor nddaj tij po zhvillohen mbi mijëra faqe materiale elektronike që SPAK ia dorëzon avokatëve, por që vetë të pandehurit nuk kanë mundësi t’i lexojnë.
Avoaktët mbrojtës të Ilir Beqajt kërkuan sërish kohë që të njihen me aktet hetimore, ndërsa në këto kushte Gjykata e Poscme vendosi që seacna e radhës të zhvillohet me 3 shkurt.
Prokurorët e Posacme e akuzojnë, ish-ministri i Shëndetësisë për veprat penale, “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup i strukturar kriminal”.
Për aferën e Sterilizimit, Beqaj është dërguar për gjykim në fillim të muajit prill së bashku me 10 të pandehurit të tjerë për aferën korruptive me fondet e ndihmës nga Bashkimi Evropian nëpërmjet procedurave të pavërteta të prokurimit dhe pastrimit të parave përmes faturave fiktive.


