Burgjet në Slloveni të mbipopulluara deri në 130 për qind përtej kapacitetit

schedule12:42 - 9 Janar, 2025

schedule 12:42 - 9 Janar, 2025

Burgjet në Slloveni janë të mbipopulluara, teksa aktualisht kapaciteti i burgjeve është tejkaluar duke arritur deri në 130 për qind.  Situata më e keqe është në Lubjanë, ku burgjet janë të mbushura deri në 177 për qind, ndërsa më pas vijnë burgjet në Koper dhe Maribor.

Të dielën skadon vlefshmëria e dekretit të Qeverisë së Sllovenisë për kushtet e shtuara të sigurisë për shkak të problemeve me personelin apo hapësirën në burgje.

Në tre muajt e parë u zbatuan dy masa, edhe atë lirimi i përkohshëm nga burgu si dhe punësimi i ish-oficerëve të policisë gjyqësore.

Megjithatë, paralajmërohet se pavarësisht masave, burgjet sllovene janë ende të mbipopulluara.

Pritet që Qeveria e Sllovenisë të vazhdojë rregullat edhe për tre muaj.

Përkundër pezullimit të përkohshëm të dënimit dhe ripunësimit të oficerëve të policisë gjyqësore, kushtet në burgje megjithatë nuk u përmirësuan.

Administrata për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale propozon zgjatjen e vetëm një mase, që është mundësia e punësimit të ish-oficerëve të policisë gjyqësore.

Nuk ka entuziazëm as te të burgosurit, pasi dënimi i tyre është pezulluar përkohësisht dhe duhet të kthehen në burg.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!