Nisma e socialistëve për “Burgjet e Hapura” nuk është ligj me efekt elektoral.
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve i hapi rrugë Kuvendit për miratimin e projektligjit , i cili u mundëson të dënuarve që u kanë mbetur më pak se 2.6 vjet burgim të mund të punojnë jashtë institucionit të vuajtjes së denimit me kusht që të kenë një kontratë të rregullt pune.
nismëtari i projektligjit, Nasip Naço tha se dokumenti është dorëzuar në kuvend brenda parashikimeve ligjore teksa garanton se qëllimi nuk është amnistia e plotë e të burgosurve.
Edhe më herët, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve i ka dhënë të drejtë Kuvendit edhe për dy projektligje të tjera. Paketën e Maleve dhe ndryshimet në skemën e TVSH për bujqësinë./abcnews.al