Burgim të përjetshëm për dy autorët shqiptarë që masakruan të riun

schedule12:35 - 31 Maj, 2018

schedule 12:35 - 31 Maj, 2018

Gjykata e Apelit ka konfirmuar burgimin përjetë për dy shqiptarët që masakruan bashkëatdhetarin e tyre në Itali, Ismail Luli. Krimi i Rëndë ka ndodhur në Korrik të 2015-s për arsye xhelozie, pasi Luli kishte pasur një marrëdhënie me të dashurën e njërit prej autorëve.

Burgim të përjetshëm për dy shqiptarët e akuzuar se kanë masakruar në Korrik të 2015-ës, Ismail Luli, 17-vjeçari që jetonte në provincën e Pezaros. Ai është therur me thikë për vdekje për një marrëdhënie me të dashurën e 20-vjeçarit Igli Meta, i cili është njëri nga autorët.

Dënimi është konfirmuar nga Gjykata e Apelit në Ankona, që ka përjashtuar paramendimin, por pranoi rrethanën rënduese të mizorisë dhe torturës për akuzën për vrasje me dashje. Dënimi u konfirmua për Metën dhe u rrit për mikun që e ndihmoi atë për të vrarë Lulin, Marjo Mema, 19 vjeç, i cili në Shkallën e Parë ishte dënuar me 28 vjet e katër muaj.

“I kërkoj falje të gjithëve, kam gabuar dhe dua të paguaj për atë që kam bërë, por nuk e kam vrarë unë Ismailin”, u shpreh Meta përpara vendimit.

20-vjeçari është akuzuar se është autor i krimit të ndodhur më 17 Korrik të 2015-s, kur sipas rindërtimit të ngjarjes, Luli është thirrur afër një kishe të braktisur në San Martino duke i dërguar një mesazh nga telefoni i vajzës, që shkruante se dëshironte ta takonte. Më pas, Luli ishte lidhur në një kryq dhe ishte masakruar.

Meta ka konfirmuar se e ka goditur dy herë me thikë 17-vjeçarin, por ka konfirmuar në sallë se ishte Mema ai që i ka dhënë goditjen fatale Lulit duke e goditur me thikë në pjesën e fytit.

“Nuk mund të them se jam e lumtur por djali im tani mund të pushojë në paqe”, ishte komenti i nënës së Ismailit, Debora Luli.

Ajo tha më tej se shpreson që dy shqiptarët të kuptojnë sa e rëndë është ajo që kanë bërë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!