Burg përjetë për autorin e masakrës së Matit

schedule14:48 - 17 Qershor, 2019

schedule 14:48 - 17 Qershor, 2019

Gjykata e Matit ka lënë në burg të përjetshëm autorin e masakrës Kujtim Koxhën. Ngjarja me tre viktima, dy nga ata punëtorë të Bashkisë së Matit, ka ndodhur në Tetor të vitit të kaluar në fshatin Shëlli.

Personat që humbën jetën nga kjo ngjarje ishin Mentor Hoxha 35 vjeç, Erzen Aliaj 49 vjeç si dhe Hamit Buçi 38 vjeç, banor i fshatit Shëlli. Më herët, autori kishte pirë raki me një nga viktimat, Hamit Buçin.

Në debat me punonjësit e bashkisë për një rrugë, Koxha u qëllua me shuplakë nga shoferi i kamionçinës, Erzen Aliaj. Më pas, autori shkoi në banesë dhe mori armën më të cilën qëlloi punonjësit që ishin duke drekuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!