Arrest në burg deri në përfundim të hetimeve caktoi gjykata e Tiranës për 5 personat e arrestuar si pjesë e një grupi për trafik armësh mes shqipërisë dhe kosovës. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, ndërsa në qeli do të qëndrojnë Endri Papa, Aurel Manreka, Gersi Llozha, Kleu Mucalliu dhe Tonin Shkami.
Ndërkohë për Euxhenio Manushin, i cili është arrestuar disa ditë më parë në flagrancë bashkë me shokun e tij Klajdi Serjani me 1 kg kokainë në makinë, seanca për vlerësimin e masës si pjesë e këtij grupi u la për ditën e dielë. 14 urdhër arreste u lëshuan në një operacion të ndërmarrë kundër trafikut të armëve nga Policia e Shqipërisë në bashkëpunim me atë të Kosovës.
Gjashtë prej tyre janë ekzekutuar në Shqipëri ndërsa pjesa tjetër në Kosovë. Sipas hetimeve grupi kriminal drejtohej nga Valter Osmani një prej të arrestuarëve I cili ishte edhe personi, ndërlidhës për trafikimin, fillimisht nga Turqia në Kosovë e më pas në drejtim të Shqipërisë. Nga hetimi është zbulur se armët vinin nga Turqia si armë sportive me pjesë të çmontuara dhe më pas në Ferizaj modifikoheshin. Për të dokumentuar aktivitetin kriminal, hetuesit kanë përdorur edhe agjentë të inflitruar duke kryer blerje të simuluara.
Ndërsa rezulton se disa herë armët e zjarrit në Kosovë shkëmbeheshin me sasi kokaine dhe jo me vlera monetare. Këmbimi është bërë në disa raste edhe ne zonën e Kombinatit në kryeqytet, ku një pistoletë këmbehej me 25-30 gram kokainë.
/abcnews.al/