Polici i përfshirë në sulmin me armë në berberhane të dielën në Rilë të Lezhës do vijojë të qëndrojë pas hekurave.
Këtë të premte, gjykata e lezhës caktoi për Besart Kovaçin masën e sigurisë arrest në burg, ndërsa në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, efektivi I ka qëndruar të njëjtit version të dëshmisë.
Sipas asaj që abc neës ka mësuar, polici ka ripërsëritur para togave të zeza se ka shtënë I pari për të neutralizuar situatën sapo pa që në berberhane mbërritën disa persona të armatosur.
Por pavarësisht pretendimeve, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë dhe caktoi masën e sigurisë arrest në burg për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Përplasja e mbrëmjes së 1 shkurtit në Lezhë mendohet se është pasojë e një konflikti midis 3 të rinjve të fisit të ish-deputetit Arben Ndoka dhe nipit të biznesmenit që u vra në Shëngjin, Ardian Nikulajt.
Kevin, Gerardo dhe Eliseo Ndoka ishin pjesë e grupit prej 7 vetësh, prej të cilëve ende të paidentifikuar, të cilët hynë në berberhanen në Lezhë ku ndodhej 21-vjeçari Merando Nikulaj. Dyshohet se qëllimi i tyre ishte ta dhunonin, por gjatë përplasjes, mbeti i plagosur pronari i biznesit, Sokol Daci dhe vetë Nikulaj.
Agresorët shkuan me dy makina dhe gjatë largimit nga berberhania, kanë qëlluar me breshëri plumbash duke thërrmuar fasadën e xhamit dhe duke dëmtuar biznese të tjera.
Dyshohet se konflikti për të cilin Ndokajt kishin shënjestruar Nikulajn daton në mars të vitit 2025 kur palët janë zënë në Kune të Shëngjinit. Konflikti verbal ka kaluar në një përplasje me automjet, të dyshuar se është kryer nga Nikulajt në drejtim të dy pjesëtarëve të Ndokajve që lëviznin me motoçikleta.
/abcnews.al/


