Gazetari i ABC News, Ermal Vija ka dhënë të tjera detaje në lidhje me arrestimin e ish-inspektorit të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Ilir Kapetani.
Vija raporton se Gjykata ka lënë fuqi masën e marrë pak ditë më parë atë “arrest me burg”, ndërsa 6 persona të tjerë është dhënë masa “detyrim paraqitje” , e 2 të tjerë me “arrest shtëpie”.
Sipas gazetarit, Kapetani është shprehur se ka pasur lidhje me korrupsionin dhe se ka zbatuar vetëm procedurat sa i takon trajtimit të dosjeve të qytarëve apo trashëgimtarëve të ish-pronarëve sa i takon më pas edhe kompesimit, por prokuroria pretendon se ai është përfshirë në të paktën 14 raste.
Sipas Prokurorisë qytetarë të ndryshëm i kanë afruar atij shumë parash deri në 200 mijë lekë të reja në këmbim të përpilimit të dosjeve për përfitimin monetar sa i takon trashëgimtarëve të ish-pronarëve.
Të gjitha kato kanë dalë në dritë nga disa biseda të përgjuara, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në këtë çështje janë shprehur të mashtruar nga Kapetani.r.t/abcnews.al