Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Burg mjekut të Matthew Perry/ I dha ketaminë aktorit, ylli i “friends” humbi jetën dy vjet më parë

schedule15:22 - 4 Dhjetor, 2025

schedule 15:22 - 4 Dhjetor, 2025

Mjeku që i dha ketaminë aktorit të njohur Matthew Perry është dënuar me 2 vjet e gjysmë burg, duke u bërë personi i parë që dënohet për vdekjen e yllit të “Friends” nga mbidoza.

Perry, 54 vjeç, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles në vitin 2023, pas vitesh lufte me depresionin dhe varësinë.

Mjeku nga Kalifornia, Salvador Plasencia u vetëdeklarua fajtor për katër akuza për shpërndarfje të ketaminës.

Ai pranoi se kishte përfituar nga Perry, duke e ditur se ai kishte varësi dhe po e shfrytëzonte për para.

Prokurorët kishin kërkuar tre vjet burg, ndërsa mbrojtja kërkoi vetëm një ditë burg plus lirimin me kusht.

Gjykatësi theksoi se Plasencia nuk i dha ketaminën që vrau Perry, por kontribuoi në rrugën e aktorit drejt një fundit të tillë.

Perry e kishte marrë ligjërisht ketaminën si trajtim për depresionin. Por kur mjeku i tij i rregullt nuk ia siguronte në sasitë që ai donte, aktoi iu drejtua Plasencias.

Katër të akuzuarit e tjerë në këtë rast, përfshirë një mjek, asistenti i Perry dhe dy të tjerë, gjithashtu kanë pranuar fajësinë dhe do të dënohen në muajt e ardhshëm.

I njohur më së miri për rolin e Chandler Bing në serialin Friends, Perrys kishte folur hapur për problemet e tij me varësinë nga droga./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!