Një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar ka dënuar me burg mësuesin e një medreseje në Londër, që po krijonte një ushtri fëmijësh për të kryer sulme terroriste.
Një shtetas britanik, mbështetës i Shtetit Islamik e që u përpoq të rekrutonte mbi 100 fëmijë në një ushtri xhihadistësh për të kryer sulme në Londër u burgos me të paktën 25 vjet. Umar Hakue, 25 vjeç, u tregonte fëmijëve materiale të dhunshme, përfshirë pamje filmike se si të prisnin kokën, dhe më pas i detyronte të kryenin sulme kundër agjentëve të policisë.
“Ai synonte të krijonte një ushtri fëmijësh për t’i angazhuar në sulme terroriste të shumëfishta në Londër”, ka deklaruar shefi i njësisë kundër terrorizmit në policinë metropolitane, Dean Haydon.
Sipas zyrtarit të lartë, militanti u përpoq dhe ia arriti të radikalizonte fëmijë të cënueshëm, të moshave nga 11 në 14 vjeç. Pavarësisht se nuk kishte kualifikimin e duhur dhe ishte punësuar si administrator, Umar Hakue u mësonte fenë islame rreth 110 fëmijëve në një shkollë private islamike. Në planet e tij terroriste ishte sulmi ndaj Big Ben, ushtarëve të Gardës së Mbretëreshës, qendrat tregtare, bankat dhe mediat./abcnews.al