Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite e 4 muaj burg ish-shefin e antidrogës në Durrës Gazmir Preçi.
Fillimisht Preçi u dënua me 3 vite e 6 muaj heqje lirie për akuzën e korrupsionit por për shkak se procesi ndaj tij u zhvillua me gjykim të shkurtuar përfitoi ulje të dënimit.
Ai u vu në pranga në gusht të vitit të kaluar dhe nga hetimet rezultoi i ka kërkuar pronarit të një lokali nate 20 mijë euro, në këmbim të mosushtrimit të kontrolleve në lokalin me “muzikë live”, në të kundërt do i mbyllnin biznesin./abcnews.al

