Burg ish-policit të Rinasit, kalonte në aeroport persona me probleme me drejtësinë

schedule11:13 - 29 Qershor, 2024

schedule 11:13 - 29 Qershor, 2024

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg ish-efektivin e policisë së Rinasit Briken Terziu që akuzohet se lejonte kalimin e pasagjerëve të ndryshëm të kalonin në vendet e BE edhe pse mund të kishin problem.

Në seancën e së shtunës, avokati i tij mbrojtës i kërkoi gjykatës një masë më të lehte sigurie, me pretendimin se Terziu u dorëzua vete në polici si dhe është person i pa rrezikshëm dhe i pa dënuar më parë. Terziu ishte në kërkim prej datës 6 qershor pasi akuzohet nga prokuroria se në bashkëpunim me Eneo Sulejmanin që kishte një agjenci udhëtimesh, si dhe efektive të tjerë të komisariatit të Rinasit, kundrejt pagesave lejonin qytetarë të udhëtonin në vende të bashkimit europian edhe pse mund të kishin probleme.

Sipas prokurorisë skema u zbulua pas zbërthimit të celularit që iu sekuestrua Eneo Sulejmanit që aktualisht mbahet i arrestuar për trafikimin e 1 kg kokainë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!