Burg dhe gjobë e majme, lojtari i West Ham rrezikon shumë se goditi një mace

schedule18:20 - 9 Shkurt, 2022

schedule 18:20 - 9 Shkurt, 2022

Kurt Zouma mund të përfundojë me burg, pasi iu publikua një video ku ai shfaqej duke goditur me shkelm një mace në shtëpinë e tij.

Daily Mail shkruan se francezi mund të përfundojë në burg për veprimin e bërë dhe të faktuar me pamje filmike.

Avokatët “La Fondation 30 Millions d’Amis”, shoqatë që mbron të drejtat e kafshëve, kanë kontaktuar menjëherë prokurorët dhe Zouma mund të dënohet me 4 vite burg dhe 50 mijë paund gjobë.

Në Francë shtetasit francezë mund të ndiqen penalisht edhe për veprat e kryera jashtë vendit të tyre, siç ka ndodhur me futbollistin në Britaninë e Madhe. / abcnews.al