Burg 3 të rinjve, tentuan të përdhunonin 13-vjeçaren

schedule14:52 - 17 Maj, 2018

schedule 14:52 - 17 Maj, 2018

Gjykata e Fierit la në burg tre të arrestuarit të dyshuar për tentativë përdhunimi ndaj një minoreneje në fshatin Arapaj të Roskovecit. Ata janë Redion Tereziu, 22 vjeç, Jorges Dosti, 24 vjeç, Marjus Çalameni, 24 vjeç.

Seanca e masës së sigurisë u drejtua nga gjyqtarja Adelina Zarka dhe prokurore ishte Violeta Shkurti. Arrestimi u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë forcërisht një 13-vjeçare e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhenie seksuale me dhunë, por nuk kanë mundur.

Para seancës, prindërit e njërit prej të arrestuarve Marjus Çalamenit thanë se djali i tyre ishte i pafajshëm, por nësa ka gisht në ngjarje le të varet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!