Burg 19 shpërndarësve të drogës/ U arrestuan të premten në kryeqytet me doza lënde narkotike

schedule15:21 - 14 Korrik, 2024

schedule 15:21 - 14 Korrik, 2024

Gjykata Penale e Tiranës  ka lënë në burg 19 të arrestuarit, të cilët u kapën të premten, në kuadër të  operacionit Tempulli në kryeqytet.

Si provë materiale u sekuestruan, 1.2 kg kokainë, qindra doza heroinë dhe kanabis; 12 celularë;  5 automjete si dhe shuma të mëdha parash. Nga hetimet ka rezultuar se të arrestuarit shpërndanin lëndë narkotike, afër shkollave, dhe në ambiente të tjera të frekuentuara nga të rinjtë, në zona të ndryshme të Tiranës.

Mes tre grave që u lanë në burg, nga gjykata, ishte edhe 37 vjeçarja Elvira Bushaj, nënë e dy fëmijëve të mitur, të cilët momentalisht po qëndrojnë me të afërm të tyre. Avokati i 37-vjeçares Enea Cenko, kërkoi në Gjykatë masë më të butë sigurie për Elvira Bushaj, duke thënë se është në kushte të varfërisë ekstreme.

Sipas avokatit, 37 vjeçarja, është kapur me një sasi të papërfillshme lënde narkotike.

Por pavarësisht pretendimeve të avokatit Gjykata vendosi ta lere në burg.

Mes personave që të dielën iu rivlerësua masa e “arrestit me burg”, ishte edhe Armando Xheladini i cili ishte arrestuar më parë, pasi akuzohet për vrasjen me dashje të 25 -vjeçarit Arjan Xhambazi në Athinë në vitin 2008.

Nga ky operacion vijojnë të jenë në kërkim 5 persona, ndaj të cilëve janë lëshuar “urdhër arreste”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!