Bunkerët e Luftës së Ftohtë strehë e sigurt për qindra ukrainas që po i ikin luftës

schedule12:49 - 1 Mars, 2022

schedule 12:49 - 1 Mars, 2022

Ndërsa sirenat e alarmit vazhdonin të binin gjatë natës së kaluar  në qytetin lindor të Dnipro, shumë prej qytetarëve u stehuan në një bunker bërthamor të ndërtuar gjatë Luftës së  Ftohtë, shkruan BBC

Dekada më vonë, ky bunker po strehon qindra njerëz në Ukrainë ndërsa lufta e Vladimir Putin vazhdon të përshkallëzohet. Në mure, ka postera që ju udhëzojnë se si të “vishni” një maskë kundra gaz ose kostum mbrojtës.

 

Krahas një tabele që përshkruan “Çernobilin”, vullnetarët kanë grumbulluar ushqime të ndryshme rreth një televizori të periudhës sovjetike.

Dhomat e ngjashme me shpellën dhe  me krevate marinari  mund të strehojnë rreth 700 njerëz.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!