Bunker, shpejtësi dhe vrastari Muriqi: Si Kosova tenton të thyejë Suedinë e Ibrahimovic

schedule12:40 - 28 Mars, 2021

schedule 12:40 - 28 Mars, 2021

Kosova nis sonte në mbrëmje prej orës 20:45 kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”. Në stadiumin “Fadil Vokrri” dardanët do të kenë përballë Suedinë e Zlatan Ibrahimovic, që e ka fituar ndeshjen e parë dhe është favorite edhe sonte.

Gjithsesi trajner Bernard Challandes është shprehur se ekipi i tij do të futet në fushë për të marrë rezultat pozitiv, por që pas miqësore me Lituaninë paralajmëroi se nuk mund të bëhen gabime me një ekip të nivelit të Suedisë.

Kosova do tentojë të jetë cinike, pasi edhe mungesat i ka të rëndësishme. Rrahmani dhe Dresevic në mbrojtje nuk janë dhe Challandes ka përshtatur në qendër Vojvodën, i cili do pritet të luajë krah Fidan Alitit. Në krahun e djathtë pozicionohet Hadërgjonaj, kurse në të majtë rikthehet Kololli.

Në mesfushë “digën” e ngrejnë Kryeziu dhe Voca, në mungesë të Valon Berishës të dëmtuar. Fantazistin e bën Bersant Celina, ndërsa nga krahët shpejtësinë dhe shpërthimet i garantojnë Milot Rashica dhe Arbër Zeneli, të cilët do tentojnë golin dhe Vedat Muriqin, i cili duhet të tërheqë ekipin përpara dhe të finalizojë.

Kosova, formacioni i mundshëm (4-2-3-1): Ujkani – Hadërgjonaj, Vojvoda, Aliti, Kololli – Kryeziu, Voca – Rashica, Celina, Zeneli – Muriqi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!