Ishte parashikuar që në fillim të muajit prill, të rifillonte kampionati gjerman i futbollit, por nuk do të ndodhë kështu. Bundesliga është shtyrë dhe me një muaj dhe në Gjermani, nuk do të ketë futboll deri në fund të muajit prill.
Futbolli është shtyrë deri me datë 30 prill, por as kjo datë nuk ofron garanci rifillimi. Pas një takimi të zhvilluar sot në zyrat e Bundesliga, është marrë vendimi për shtyrjen e kampionatit.
Ka dhe një plan paraprak sa i takon mbarëvajtjes së sezonit aktual. Nëse situata nuk përkeqësohet, Bundesliga do të rifilloje me datë 2 maj dhe do të mbarojë në fund të muajit qershor. Tabela e mëposhtme, paraqet qartë planin paraprak të hartuar nga Bundesliga../abcnews.al