Bundesliga ishe i pari kampionat evropian që rinisi pas pandemisë së koronavirusit. Në Gjermani nuk humbën kohë, rikthyen futbollin dhe e përfunduan kampionatin.
Tani po diskutohet për rikthimin e tifozëve në stadiumeve, diçka që do të ndodhë gradualisht. Sezoni 2020/2021 do të nisë më 18 shtator dhe prani e publikut në shkallë nuk do të mungojë. Bild raporton se Liga gjermane dhe qeveria kanë arritur një akord paraprak për praninë e tifozëve në stadium.
Numri i tyre do të jetë i limituar dhe nuk do e kalojë shifrën e 20 mijë tifozëve në stadiumet e mëdha. Ata do t’i nënshtrohen testeve të rrepta mjekësore dhe skuadrat do të rigjejnë sërish mbështetësit e tyre. /abcnews.al