Edhe një fundjavë tjetër pa futboll… Mungesën nuk po e ndjejnë vetëm futbolldashësit, por dhe vetë futbollistët. Ylli i Kosvovës, Milot Rashica, ka publikuar një foto në profilin e tij zyrtar në Instagram.
Në këtë foto, sulmuesi i Ëerder Bremen shihet në stërvitje, duke kryer streçing, me gojën hapur. E për shaka, mbi foto shkroi: “Kur kupton se nuk ka Bundesliga as pasditen e së shtunës”.
Të menjëhershme ngacmimet nga shokët e skuadrës te Kosova. Mërgim Vojvoda i komentoi: “Dajë, çohu nga gjumi se ndoshta luajmë nesër, nuk i dihet”. Ndërsa Kololli, shkroi: “Uee, ruaju se po të futet ndonjë mizë”, referuar gojës së hapur të Rashicës./abcnews.al