Bundesliga/ Mainz “frenon” Freiburg, Borussia Monchengladbach fiton me “poker” ndaj Werder Bremen

schedule20:36 - 3 Nëntor, 2024

schedule 20:36 - 3 Nëntor, 2024

Ishin dy sfidat e fundit të mbetura në program për javën e 9-të të kampionatit gjermën të futbollit, Bundesliga.

Freiburg e Mainz nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 0-0 në “Europa-Park Stadion”, ku pavarësisht tentativa të shumta të “Shqiponjave” vendase rezultati mbeti i pandryshuar, me skuadrën e Freiburg që mbetet në vendin e 6-të të tabelës me 16 pikë, ndërsa Mainz në vendin e 13-të me 10 pikë.

Në krahun tjetër, Borussia Monchengladbach ka arritur një fitore të madhe në “Borussia-Park”, teksa ka mundur skuadrën e Werder Bremen me rezultatin e thellë 4-1, më vendasit që shënuan tre herë falë Alassane Plea, Honorat e Stoger, si dhe u ndihmuan nga një autogol i Friedl, ndërsa për miqtë golin e “nderit” e shënoi Keke Topp.

Falë këtij triumfi të madh skuadra nga Gladbahu është ngjitur në vendin e 9-të të tabelës në kuotën e 13 pikë, 1 më shumë se rivalët e sotëm të Werder Bremen. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!