Bundesliga/ Guirassy i pandalshëm me “Verdhezinjtë”, Borussia Dortmund fiton 2-1 ndaj St. Pauli

schedule22:36 - 18 Tetor, 2024

schedule 22:36 - 18 Tetor, 2024

Ishin padyshim tre pikë të rëndësishme në garën për titullin e Bundesliga.

“Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund janë rikthyer te suksesi në elitën e futbollit gjerman, teksa mbrëmjen e kësaj të premteje kanë arritur të fitojnë ndaj skuadrës të St. Pauli me rezultatin e ngushtë 2-1, në “Signal Iduna Park”.

Nga një gol në secilën pjesë fillimisht nga algjeriani Ramy Bensebaini, në minutën e 43’-të e më pas nga “bomberi” afrikan Serhou Gruiassy në të 83’-tën mjaftuan për të siguruar fitoren e djemve të Nuri Suhin, ndërsa për miqtë rrugën e rrjetës e gjeti Smith, i cili barazoi përkohësisht shifrat në minutën e 78’, por pa mundur të bëjë më shumë.

Falë këtij suksesi, Borussia Dortmund ngjitet në vendin e katërt të tabelës me 13 pikë, një pikë më pak se Bayern e Leipzig kryesues, ndërsa St. Pauli mbetet në vendin e 16-të me 4 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!