Ndoshta nuk kanë vëmendjen e gjithë publikut, ama thjesht nga fakti që janë shënuar 13 gola, në dy ndeshje mund të kuptohet që janë spektakolare.
Bundesliga gjermane ka mbyllur pasditen e kësaj të diele, siparin e javës së pestë të këtij sezoni, me sfidat Holstein Kiel-Eintracht Frankfurt dhe Hoffenheim-Werder Bremen, që dhuruan spektakël dhe emocione të forta për adhuruesit e futbollit të shpejtë dhe plot gola.
Kështu, në “Holstein-Stadion”, vendasit e Kiel pësuan humbjen e radhës në elitën gjermane, duke u mposhtur me rezultatin e thellë, 4-2, nga “Shqiponjat” e Eintracht Frankfurt, me “yllin” egjiptian Omar Marmoush, i cili ishte protagonisti absolut i skuadrës së tij, me dy gola të shënuar dhe dy asistimet për Matanovic e Tuta, ndërsa për vendasit golat e “nderit” erdhën nga Machino, në minutat 31’ e 50’ .
Në krahun tjetër, Hoffenheim shkatërroi gjithçka pas një starti perfekt ndaj skuadrës së Werder Bremen, duke u mundur me rezultatin e ngushtë, 4-3, në “festivalin” e golave, në “PreZero Arena”.
Një dopietë e Bulter dhe goli i Hlozek i dha avantazhin e trefishtë vendasve, që në minutën e 12’-të, mirëpo në momentin kur mendohej se do të sigurojë një fitore e madhe Nsoki ndëshkohet me kartonin e kuq, duke lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë në fushën e blertë dhe menjëherë më pas filloi dominimi i Bremen, me argjentiasin Julian Malatini, që ngushtoi diferencën në 3-1 dhe më pas danezi Jens Stage shënoi tre gola për të siguruar fitoren spektakolare.
Falë këtyre rezultateve skuadra e Eintracht Frankfurt ngjitet në vendin e dytë të tabelës, me 12 pikë, Werder Bremen në vendin e 10-të, me 8 pikë, ndërsa Hoffenheim dhe Holsten Kiel mbeten në vendet 16 e 18, me respektivisht 3 dhe 1 pikë. /i.m /abcnews.al