Bundesliga/ Dortmund ndez “motorrët”, “Verdhezinjtë” e Nuri Sahin bëjnë “poker” ndaj Bochum

schedule22:35 - 27 Shtator, 2024

schedule 22:35 - 27 Shtator, 2024

Ishte padyshim një fitore që “shijoi” shumë, sidomos pasi arritën të rikuperonin disavantazhin e dyfishtë, të minutës së 21’-të.

“Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund kanë shkëlqyer mbrëmjen e kësaj të premtje, teksa në “Signal Iduna Park” mundën me rezultatin e thellë, 4-2, skuadrën e Bochum, pavarësisht se këta të fundit shënuan dy gola të shpejtë me Beri e De Wit, në minutat 16’ e 21’.

Protagonistët absolut të “përmbysjes” ishin “bomberi” Serhou Guirassy dhe “ylli” i krahut të majtë, Karim Adeyemi, me “yllin” afrikan që shënoi golin e parë dhe të tretë, ndërsa Adeyemi asistoi një prej golave të Guirassy dhe golin e katërt të shënuar nga Nmecha.

Emrin në tabelën e golashënuesve e shënoi edhe Emre Can, me “shkatërruesin” gjerman, që barazoi përkohësisht shifrat në minutën e 62’-të.

Falë kësaj fitoreje, “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund ngjiten në kuotën e 10 pikëve, teksa qëndrojnë dy pikë pas “Bavarezëve” të Bayern Munich kryesur dhe një pikë para kampionëve të Leverkusen, me këta dy fundit që do të përballen të shtunën në “Allianz Arena”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!