Bundesliga e sezonit 2021/2022 do të fillojë me tifozë. Vendimi është zyrtar sipas raportimeve të Kicker, që raporton se autoritetet gjermane kanë vendosur që në ndeshjet e sezonit të ri të marrin pjesë deri në 25,000 tifozë.
Arenat mund të përdoren deri në një maksimum prej 50% të kapacitetit, me një numër të përgjithshëm spektatorësh aktualisht të kufizuar në 25,000.
I vetmi përjashtim është për Bayern Munchen. Kampionët në fuqi mund të luajnë në “Allianz Arena” të mbushur me 20,000 tifozë, pesë më pak se në stadiumet e tjera të Bundesligës, ndryshe 35% e kapacitetit të stadiumit.
Shkaku lidhet me variantin e ri delta të koronavirusit. Në Bavari nuk duan të nxitohen, duan të jenë të kujdesshëm deri në fund dhe duan të rimbushin stadiumin e tyre në mënyrë graduale.
Kushti për tifozët? Ata që nuk janë vaksinuar ose ata që sapo kanë kaluar pandeminë, duhet thjesht të paraqesin një tampon negativ për t’u futur në stadium, sigurisht duke respektuar edhe rregullat e higjienës dhe distancës sociale. /abcnews.al